Transmetuar më 25-03-2017, 09:29

Dibër, 25 mars 2017, NOA.al- Një grua në Dibër ka rënë pre e dhunës së egër të të shoqit, i cili e ka rrahur deri sa i ka shkaktuar dëmtime fizike.

Sali D., 37 vjeç, banues në njësinë administrative Selishtë, Dibër, u arrestua ditën e djeshme, pas denoncimit të së shoqes.

Gruaja e tij Sh.D., 26 vjeçe bëri u denoncua në polici si e zhdukur mbrëmjen e së enjtes, ku i shoqi tha se ajo ishte larguar nga banesa.

Nga hetimet e policisë u bë e mundur gjetja e saj dhe ditën e djeshme, Sh.D., ka bërë kallëzim, se bashkëshorti i saj Sali D., në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar dhe dëmtime në trup.

Mësohet se edhe largimi nga banesa i së resë është bërë për shkak të dhunës së pësuar. Në këto kushte 37- vjeçari u vu në pranga nën akuzën e veprës penale “Dhunë në familje”. /a.y/noa.al