Transmetuar më 25-03-2017, 09:20

Princi George i Anglisë së shpejti do të nisë shkollën. Duke nisur nga muaji shtator trashëgimtari i fronit mbretëror do të nisë shkollën fillore dhe ky fakt u bë i ditur nga prindërit e tij, princi William dhe dukesha e Cambridge Kate Middleton, me anë të një postimi në Twitterin e Kensington Palace.

Princi i cili është vetëm tre vjeç e gjysmë dhe i treti në radhë për fronin mbretëror, do të ndjek shkollën Thomas’s Battersea, e cila ndodhet në jugperëndim të Londrës.

Por zgjedhja e kësaj shkolle ka shkaktuar polemika, pasi në këtë mënyrë prishet tradita, pasi princi William dhe vëllai i tij Harry kanë frekuentuar Wetherby School në Notting Hill, shkruan noa.al. Por ky vendim vjen pasi William dhe Kate, kanë vendosur të transferohen në Londër, duke lënë rezidencën e Anmer Hall, në Norfolk.

Shkolla e vogëlushit do të kushtojë 4500 sterlina në vit./a.y/noa.al