Transmetuar më 25-03-2017, 09:08

Policia angleze Scotland Yard ka publikuar një fotografi të Khalid Masood, atentatorit 52- vjeçar, të sulmit terrorist para Parlamentit të Londrës, ku katër persona u vranë dhe rreth 40 të tjerë mbetën të plagosur.

Masood dyshohet se është radikalizuar gjatë një periudhe pune në Arabinë Saudite, ose kur ndodhej në qeli në Britaninë e Madhe kur u dënua në vitin 2003, pas një sherri për motive raciste jashtë një lokali nate.

Masood kishte disa identitet, pasi njihej edhe si Adrian Russell Ajao dhe Adrian Russell Elms. Terroristi i ka ndërruar shpesh vendbanimet pasi ka jetuar në Kent, Londër, Luton dhe Birmingham./a.y/noa.al

Publikohen fotot e ekzekutimit të terroristit që vrau katër njerëz në Londër

Sulmi terrorist në Londër, shkon në 5 numri i viktimave

Sulmi me 4 të vrarë dhe 40 të plagosur në Londër, identifikohet autori