Transmetuar më 25-03-2017, 08:57

Lushnje, 25 mars 2017, NOA.al- Një operacion i policisë së Lushnjes i koduar “Griza” ka vënë në pranga dy persona të kapur me heroinë dhe pistoletë.

Eduart Xhelaj, 44 vjeç dhe Armando Gropa, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Grizë” Patos, u arrestuan mbrëmjen e djeshme.

Ndalimi i tyre u bë pasi në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnje, duke udhëtuar me makinën tip “Benz”, me targë AA 465 FN, të drejtuar nga Xhelaj, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 55 doza lëndë narkotike e heroinë dhe një krehër me 7 fishekë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Gropës, u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me mulli me 6 fishekë.

Ndaj të dyshuarve vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Lushnjes për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarake”./a.y/noa.al