Transmetuar më 24-03-2017, 22:47

Katër punonjës policie janë arrestuar mbrëmjen e sotme si të dyshuar për “trafik të narkotikëve” në bashkëpunim.

Prokuroria për Krime të Rënda ka urdhëruar arrestimin e 4 punonjësve të policisë në pikën kufitare Qafë-Thanë në vijim të hetimit të nisur pas zbulimit të një kamioni maqedonas me 8 ton kanabis në Itali, në shkurt 2017.

Në bazë të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se efektivët e policisë kanë krijuar lehtësitë që ky kamion, i ngarkuar me narkotikë, të kalojë pa u kontrolluar në Qafë Thanë.

Në bazë të hetimit të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Renda ka caktuar masën e sigurisë, të cilat janë zbatuar mbrëmjen e sotme nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme, për efektivet e policisë:

1. Çlirim Pepa, përgjegjës turni

2. Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje

3. Lirim Halili, kontrollor te kabina në hyrje

4. Syrja Terziu, kontrollor në hyrje