Transmetuar më 24-03-2017, 22:33

Një 70 vjeçare nga fshati Çerenec i Epërm në Bulqizë i ka dhënë fund jetës së saj.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 70 vjeçarja L.M., është gjetur e vetëvarur pasditen e sotme rreth orës 18:00 në kasollen e bagëtive.

Ka qenë djali i të moshuarës ai që ka konstatuar vdekjen e nënës së tij dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor  dyshohet se vdekja e gruas është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.

Eksperti mjeko-ligjor gjatë këqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar.

Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./b.l/noa.al/