Transmetuar më 24-03-2017, 22:21

Një hajdut në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa afrohet pranë derës së një shtëpie ku fillimisht duket sikur troket për të hyrë brenda.

Por pak më pas ai ka e ka hapur me forcë derën dhe nxiton që të hyjë brenda për të vjedhur ç’të mundet. Por atij nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend se çfarë do të gjente në krahun tjetër të derës.

Mamaja e dy fëmijëve, e cila ka preferuar të mos identifikohet, po e priste me një shotgan në dorë. Ajo ka rrëfyer për mediat amerikane se po mbronte fëmijët e saj 3 dhe 10 vjeç. E kanë qenë pikërisht ata, arsyeja pse ajo nuk e ka tërhequr këmbëzën.