Transmetuar më 24-03-2017, 21:33

Cassandra Jackson u shkatërrua, kur djali i saj 10 vjeçar Johnny vdiq nga mbytja, ndërsa flinte në shtratin e tij, shumë kohë pasi kishte dalë nga pishina. Sipas Jackson, djali i saj kishte qenë duke vepruar krejt normalisht, pasi ai mbaroi të notuarit.

Të dy u larguan në shtëpi së bashku. Jackson sqaron se djali kishte ecur me të, ajo e kishte lënë atë, kur ata u kthyen në shtëpi. Ajo kujton se ai i kishte thënë se ishte lodhur, por ajo nuk i kushtoi rëndësi kësaj, pasi fëmijët ndjehen të lodhur pas notit. Por, kur ajo shkoi ta shihte në shtrat më vonë e gjeti atë të pa jetë.

Ata nxituan ta çonin djalin në një spital aty pranë dhe mjeku ligjor shënoi shkakun e vdekjes si "mbytje nga mbytja". Jackson e habitur nga kjo pjesë e informacionit u shpreh se kurrë nuk kishte dëgjuar për mbytjen e thatë.

Gjatë mbytjes së thatë, lëngu futet në mushkëri, fenomen ky i quajtur edema pleumonare, pas ndonjë incidenti të lidhur me asfiksinë. Ky lëng shkakton frymëmarrje të vështirë. Një person që ka pasur asfiksi mund të jetë jashtë ujit apo duke ecur normalisht, para se të bëhen të dukshme shenjat e një mbytje të thatë. Por kjo jep si rezultat vështirësi në frymëmarrje dhe dëmtimin e trurit, të njëjtën me atë të asfiksisë në ujë.

Kjo gjë është më e zakonshme tek fëmijët, por mund të ndodhë edhe tek të rriturit. Shenjat e mbytjes të thatë, përfshijnë kollitje, dhimbje gjoksi, lodhje ekstreme/lodhje, vështirësi në frymëmarrje dhe ndryshimet në sjellje (të tilla si nervozizëm). Nëse vini re këto shenja është e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje fëmijës tuaj dhe të veproni shpejt në qoftë se shenjat përkeqësohen.