Transmetuar më 24-03-2017, 21:06

Në “Renzo Barbera” ka startuar sfida shumë e rëndësishme e kombëtares sonë kundër Italisë. Topin e parë e ka luajtur skuadra jonë.

Për të besuarit e De Biasit kjo është mundësia e fundit për të mbajtur shpresë për një kualifikim të mundshëm. Pas humbjes së thellë në “Elbasan Arena” kundër Izraelit, një barazim do ishte rezultat pozitiv për kuqezinjtë.

Minutë pas minute

22:12  59’ Goditje dënimi për Italinë, ekzekuton Verrati, por Cikalleshi largon topin nga zona jonë

22:11  Ndeshja ka nisur në minutën e 57’, aty ku edhe u ndërpre

22:09  Lojtarët rikthehen në fushën e lojës dhe rinis takimi

21:57- Një grup tifozësh shqiptarë hedhin flakadanë pas portës së Italisë. Gjyqtari ka ndërprerë përkohësisht takimin.

21:55- Këndore tjetër për Italinë, lojtarët tanë largojnë rrezikun

21:50 – Italia e nis me një goditje nga këndi

21:49- Asnjë zëvendësim nga të dyja ekipet

21:49- Nis pjesa e dytë e ndeshjes

21:13 28’ Belotti godet me kokë jashtë kuadratit, pas krosimit nga goditja e këndit.

27′ këndore për Italinë, e dyta për ta

24′ Ndëshkohet edhe Agolli. Mungon në ndeshjen e radhës për Shqipërinë

21:09  23’ Mundësi e mirë për Odise Roshi, i cili i shkëputet mbrojtësve italian, por godet lehtë dhe në qendër të portës, pret Buffon.

21:03  18’ Zbritje e shpejtë për Italinë, por Strakosha mbyll një krosim të Belotti në zonë, i cili mund të kthehej mjaft i rrezikshëm për portën tonë.

20:58 Ishte një moment i dyshimtë pas një goditje dënimi. Belotti pati një kontakt me Memushajn dhe arbitri akordoi 11-metërsh. De Rossi e ktheu në gol.

20:57  12’ Italia kalon në avantazh, De Rossi ekzekuton saktë 11-metërshin.

20:56  11’ Penallti për Italinë

20:53 8′ Topi përfundon në fundore, asnjë rrezik në portën tonë.

20:52  7’ Pas dy rasteve të parë të Shqipërisë loja përqendrohet në mesin e fushës.

20:50  3′ Nisje e shkëlqyer e ndeshje nga Shqipëria, pas Cikalleshit ishte Roshi që shpërdoroi një mundësi tjetër të mirë.

20:47  1′ Minuta e parë dhe një super rast për Shqipërinë. Një zbritje e shpejtë dhe Cikalleshi godet jashtë portës.