Transmetuar më 24-03-2017, 20:58

Tracey Matthews 44 vjeçe e cila peshonte 275 kilogramë ka arritur të reduktojë peshën e këmbëve të saj, të cilat peshonin as më pak e as më shumë se 180 kilogramë. Gruaja iu nënshtrua një operacioni të vështirë për t’ia arritur qëllimit.

Tracey ka dokumentuar humbjen e peshës në një nga programet e televizionit TLC. Ajo ka thënë se ishte aq e dëshpëruar për peshën e këmbëve të saj, saqë i vinte turp kur bashkëshorti e ndihmonte çdo mëngjes të ngrihej nga krevati dhe t’i lëvizte ato.

Gruaja, e cila është bërë nënë dhe gjyshe, vuante nga një lloj infeksioni bakterial në lëkurë që i shkaktonte rritjen e peshës së tyre si dhe nga një lloj lythi që ia frynte gjithmonë e më shumë gjymtyrët e poshtme.

Tracey ka kaluar një fëmijëri traumatike të mbushur me dhunë, çka e ka detyruar t’i drejtohet ushqimit si ngushëllim në moshë të re. Babai i saj një alkoolist dhunonte të ëmën dhe atë. Enjtja e këmbëve filloi që kur Tracey ishte një fëmijë i vogël dhe vijoi deri në moshën 44 vjeçare.

Veçse këmbët e saj kanë përmasa shumë të mëdha, ato janë edhe si të plasaritura. Pas ndërhyrjes kirurgjikale ajo ka nisur të ecë sërish vetë me ndihmën e një karroce, deri sa gjendja të stabilizohet dhe Tracey të jetë e pavarur në veprimet e saj.