Transmetuar më 24-03-2017, 20:31

Katër të rinj janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi kanë tentuar që të vjedhin një banesë në Këlcyrë. Mësohet se në pranga janë vënë Ervin Kano, 26 vjeç, Ilmi Çaça,19 vjeç, Besjon Liçaj, 24 vjeç, dhe Anest Meshini, 19 vjeç, të katërt banues në fshatin Limar, Këlcyrë.

Ndalimi i tyre u bë pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases T.K., banuese në fshatin Limar. Gjithashtu gjatë kontrollit në stanin e Ervin Kano u gjet një armë zjarri, model 63, si dhe një krehër me një fishek.

Materialet i kaluan Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Përmet për veprat penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit"./b.l/noa.al/.