Transmetuar më 24-03-2017, 20:11

Në Australi është raportuar një ngjarje vërtetë qesharake por dhe shokuese.

Një nënë nga pakujdesia, në çantën e shkollës së vajzës, në vend të lëngut, së bashku me ushqimin ajo i ka dhënë edhe pijen alkoolike, e cila ka në ambalazh fruta pylli që lë përshtypjen sikur të jetë për fëmijë.

Por, nuk ka kaluar kohë e gjatë dhe ajo është telefonuar nga kujdestarja e shkollës. “Më pyeti se a jam në dijeni, çfarë ka marrë vajza me vete në shkollë”, ka shpjeguar ajo lidhur me rastin.

“Shkova me shpejtësi te frigoriferi dhe e pashë që njëra nga paketimet e vodkës mungonte. Ia kisha dhënë vet”, shprehet nëna e vajzës.

Fotografinë që shfaqë këtë pije, gruaja e ka postuar në rrjetet sociale, në mënyrë që të mos përsëritet nga prindërit e tjerë dhe të jenë më të kujdesshëm.