Transmetuar më 24-03-2017, 19:48

Pak orë pas sekuestrimit të një pajisjeje të veçantë në aeroportin e Rinasit që arrin të zbulojë përgjuesit dhe publikimin e tij ka ardhur edhe reagimi i Prokurorisë, e cila ka regjistruar procedim penal kryesisht në bazë të informacionit mediatik dhe disa verifikimeve për veprat penale.

"Për pajisjen e ‘përgjimit të izraelitit’, Prokuroria Tiranë ka regjistruar procedim penal kryesisht në bazë të informacionit mediatik dhe disa verifikimeve për veprat penale ‘përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’ dhe ‘shpërdorim detyre’. Po kryhen veprim veprimet’”, pohojnë burimet nga Prokuroria e Tiranës.

50-vjeçari që është identifikuar si Yoram Frig, mësohet se kishte disa javë që qëndronte në Shqipëri. Ai dyshohet se ka bërë përgjime të paligjshme në vendin tonë. Këto burime u shprehën se izraeliti është gjetur në Tiranë pasi policia në Rinas e kishte kthyer pas. Ai u kap rastësisht në aeroport në tentativë për tu larguar.

Dyshimet për diçka të paligjshme bënë që ai ti nënshtrohej kontrollit. Më pas u gjet dhe pajisja e përgjimit. Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka u shpreh se pas largimit të Saimir Tahirit nga ministër, tani po largohet pajisja. Yoram Frig mësohet se është pronar i dy kompanive investigimi në Izrael.

Aparatura është bllokuar për momentin dhe policia në bashkëpunim me prokurorinë po kryejnë veprime për të saktësuar rolin që kryen kjo aparaturë në të vërtetë si dhe motivin e vizitës së izraelitit në Shqipëri.