Transmetuar më 24-03-2017, 18:59

Princi Alexander, i cili u lind në prill të vitit 2016 do të bëhet me një vëlla ose motër, që pritet të lindë në shtator të këtij viti.

Bëhet fjalë për Princin Carl Philip dhe Princesha Sofia të cilët janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

"Jemi të lumtur t’ju lajmërojmë se jemi në pritje të fëmijës së dytë, motrën ose vëllain e Princit Alexander. Mezi po presim të mirëpresim pjesëtarin më të ri të familjes”, tha çifti mbretëror suedez në një deklaratë.

Çifti lidhi kurorë në qershorin e vitit 2015, në një ceremoni përrallore në Stockholm dhe së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre edhe me një fëmijë tjetër.