Transmetuar më 24-03-2017, 18:46

Një vogëlushe tashmë adoleshente pasi kanë kaluar pothuajse 12 vite që nga momenti kur ajo u fotografua gjatë një operacioni të shpëtimit nga Uragani Katrina që preku SHBA, ka ftuar pjesëtarin e forcave ajrore në një mbrëmje vallëzimi në shkollën e saj.

LaShay Brown njihet si "Vajza e Katrinës" për foton e saj si një 3 vjeçare, teksa e qeshur përqafonte rreshterin Mike Maroney që së bashku me ekipin e tij shpëtuan atë dhe familjen e saj nga përmbytja e shtëpisë së tyre në vitin 2005.

Fotografia e vajzës me shpëtuesin u shndërruan në simbol të portretit të misionit të shpëtimit nga katastrofat natyrore duke pushtuar faqet e para të shumë gazetave botërore.

Uragani Katrina ka vrarë rreth 2000 njerëz dhe ka prekur thuajse 15 milionë të tjerë ku shkaktoi më shumë se 150 milionë dollarë dëme materiale.