Transmetuar më 24-03-2017, 17:54

Vetëm 10 ditë më parë termometri në kryeqytetin spanjoll shënonte 26°C. Por ditën e djeshme, 23 mars, banorët e Madridit, janë befasuar kur disa flokë të pazakonta bore, kishin mbirë në tarracat e shtëpive në qytetin e tyre.

Një valë e gjerë e presionit të ulët, e shoqëruar me rryma të ftohta, po e bën në këto orë motin shumë të paqëndrueshëm në nivel lokal mes Francës dhe Spanjës me temperatura nën mesatare.

Kjo valë dimërore, pak ditë para fillimit të pranverës, ka prekur pjesën më të madhe të Spanjës dhe sot është shoqëruar për herë të parë me reshje bore pas më shumë se dy vjetësh në qytetin e Madridit.

Në formë më të zbutur, ndikimi i tij ka prekur edhe Britaninë e Madhe dhe në veçanti në rajonet veri-perëndimore.