Transmetuar më 24-03-2017, 17:35

Qindra tifozë shqiptarë kanë pushtuar sot qytetin e Palermos, për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës, e cila do të përballet me italianët në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”.

“Palermo zgjohet plot me flamuj të kuq me shqiponjën dykrenare”, kështu shkruan gazeta italiane La Repubblica. Që prej mbrëmjes së djeshme grupe tifozësh janë mbledhur në mënyrë paqësore duke “pushtuar” qendrën e qytetit, vijon më tej gazeta.

Qyteti i Palermos është i mbushur me flamuj kuqezi, makina të shumta që mbajnë flamurin shqiptar dhe flamurin italian. Një prej tifozëve thotë: “Ne kemi ardhur me anije dhe tani me një skuadër të madhe”.