Transmetuar më 24-03-2017, 17:16

Ditën e djeshme u përfshi në një debat të ashpër në sallën e Kuvendit ku pati replika të forta mes Ben Blushit dhe Kryeministrit Edi Rama dhe ministren e Arsimit Nikolla.

Por mesa duket një ditë më pas kreu i LIBRA-s duket se e ka gjetur qetësinë në Palermo, aty ku sot pritet sfida e Kombëtares kuqezi kundër Italisë.

Ish-deputeti socialist ka shkuar në Palermo për të ndjekur ndeshjen Shqipëri- Itali, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Blushi shfaqet me një tifoz kuqezi në qendër të qytetit italian, i qeshur dhe me syze.

Si shumë deputetë apo funksionarë të lartë shtetërorë, edhe Blushi ka dashur t’i përjetojë “live” emocionet e ndeshjes me “axurrët”./b.l/noa.al/