Transmetuar më 24-03-2017, 16:24

Lujas Eroles, një grua 46 vjeçare ka zbuluar në kopshtin e shtëpisë së saj në Spanjë një krijesë e çuditshme që duket si gjarpër me dy koka.

Është rreth 10 centimetra i gjatë me lëkurë gjarpri e sy të mëdhenj, pamja e të cilit në fakt po lë pa fjalë përdoruesit në internet.

“Ula kokën poshtë dhe vura re këtë kafshë të çuditshme. Më kapi frika vetëm nga ideja që mund të ishte helmues”, tha gruaja, e cila shpjegoi gjithashtu se nuk kishte parë kurrë më parë një gjë të tillë.

Sipas saj, krijesa dukej fiks si gjarpër dhe sytë i kishte tejet të çuditshëm. “Të gjithë menduan se ishte një kafshë mutante, ndaj dhe e filmuan dhe e postuam në internet që të merrnim opinionin e njerëzve të tjerë”, tha Eroles.

Dhe në fakt ajo mori përgjigje, pasi rezultoi se bëhej fjalë për një lloj krimi.