Transmetuar më 24-03-2017, 15:53

Superstari i rrymës hip-hop edhe pse nuk flet në këngë për pishinën e “çmendur” të rrethuar nga shpellat në vilën e tij në Kaliforni, Drake e pranon se i adhuron sendet materiale. 

Ai banon në të njëjtën zonë me Kanye West, klanin Kardashian, Justin Bieber dhe shumë personazhe të tjerë të njohur, por vila e Drake, të cilën e bleu për 7,7 milionë dollarë, ka diçka më tepër se sa vilat e fqinjëve.

Ajo ka një prej pishinave më të shtrenjta dhe më luks në botë. Por pishina nuk është e vetmja që ofron luks në vilën e tij. Bëni një shëtitje në shtëpinë e këngëtarit përmes fotogalerisë, me siguri do ju duket vetja si në ëndërr.