Transmetuar më 24-03-2017, 15:23

Kombëtarja jonë është në pritje të sfidës me Italinë në Palermo mbrëmjen e sotme, ndërsa dy prej protagonistëve dhe yjeve të ekipit kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për ta pritur këtë përballje.

Ndërkohë që Lorik Cana i tërhequr tashmë nga futbolli, ka shkuar në Palermo për t’u takuar me arbëreshët dhe për të mbështetur djemtë e Kombëtares, Mërgim Mavraj, i dëmtuar pa mundësi të luajë, ka zgjedhur të kalojë disa çaste me nënën e tij.

“Lumturi dhe krenari mes arbëreshëve që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj, dhe me fëmijë të mrekullueshëm”,- shkruan Cana në foton e shpërndarë me brezin e ri të arbëreshëve.

Kurse Mavraj ka postuar një foto me nënën e tij duke bërë shopping në dyqan, dhe me shaka shkruan: “Shopping me nënën time të dashur” neve na thonë ruaj paret, vetëm 1 bluzë djali jem, kqyrma çfarë numri është, edhe 15 shitore dhe do shkojmë në shtëpi", shkruan Mavraj poshtë fotos së publikuar.