Transmetuar më 24-03-2017, 14:56

Cërrik, 24 mars 2017, NOA.al- Një person në Cërrik ka rënë pre e vjedhjes me dhunë dhe me anë të kërcënimit.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Mollas, një person i paidentifikuar, ka hapur me forcë derën e dyqanit në pronësi të Xh.Gj., 27 vjeç dhe pasi e ka kërcënuar i ka marrë motorin, pa targa dhe është larguar.

I riu ka bërë denoncim në polici, duke thënë se nuk e kishte parë më herët autorin e dyshuar.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit./a.y/noa.al