Transmetuar më 24-03-2017, 14:41

Elbasan, 24 mars 2017, NOA.al- Një grua është gjetur pa ndjenja në llixhat e Elbasanit në rrethana të paqarta.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00, në llixhat e Elbasanit, në vaskë, duke bërë banjë me ujëra termale, është gjetur pa ndjeja dhe është dërguar në spital 66- vjeçarja N.R., banuese në Kosovë.

Mësohet se gruaja prej disa ditësh po trajtohej në ujërat termale, ndërkohë që nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Lidhur me këtë rast materialet i’u referuan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim./a.y/noa.al