Transmetuar më 24-03-2017, 13:52

Shijak, 24 mars 2017, NOA.al- Një djalë i ri në Shijak i shpallur në kërkim prej disa ditësh është ndaluar nga policia, pasi akuzohej për marrëdhënie seksuale me të mitur.

E.B., 16 vjeç, banues në Shijak u ndalua ditën e djeshme, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim B.K., 37 vjeçe, banuese në Shijak, pasi pretendon se adoleshenti ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj, F.K., 14 vjeçe.

Ndërkohë nga hetimet e kryera dhe pas konsultimit me Prokurorin e çështjes u vendos i riu të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Noa.al mëson se nga hetimet e kryera dyshohet se dy të rinjtë shoqëroheshin prej disa kohësh me njeri tjetrin, madje ishin parë edhe nga banorë të fshatit.

Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”./a.y/noa.al

Denoncohet përdhunimi i një vajze të mitur