Transmetuar më 24-03-2017, 12:51

Ky është një prej fenomeneve më të mrekullueshëm që mund të ndodhë. Pamjet janë filmuar në Australi, dhe duket uji kur papritur merr një ngjyrë blu të shndritshme. Imazhet përrallore realizohen zakonisht në darkë në “Northern Lights”.Një gjë e tillë ndodh zakonisht kur ka dallgë apo lloje të tjera rrymash.

Në këtë moment miliarda alga njëqelizore, ose bimë plankton të njohura si “colloquially”, ndriçojnë sapo ndihen të shqetësuara gjatë valëve apo rrymave detare. Fotografi Brett Chatëin thotë se është mahnitur nga ky fakt, dhe për të ka qenë hera e parë që ka filmuar “ndriçimin e ujit”. Ekspertët thonë se ky atraksion i veçantë mund të kthehet në një industri të vogël turistike për Tasmaninë./k.k/noa.al/