Transmetuar më 24-03-2017, 11:39

Këto janë 10 profesionet më të paguara, për të cilat nuk është e nevojshme të keni një diplomë universiteti.

 

1. Kontrollor i trafikut ajror

Për të mbërritur të kontrolloni trafikun ajror, është e nevojshme të keni një diplomë 2-vjeçare në SHBA. Rroga mesatare është 107.000 euro në vit. Ndërsa në Europë, për t’u bërë kontrollor i fluturimeve ajrore, përzgjedhja bëhet nga shërbimet e aeroportit.

2. Menaxher transporti, magazinimi dhe shpërndarjeje

Nuk shërben një diplomë për këtë rol në drejtimin e sistemit të transportit, të magazinimit të mallrave dhe shpërndarjes së tyre. Mjafton një diplomë e shkollës së lartë dhe rroga mesatare përtej oqeanit është 80.000 euro.

3. Pilot tregtar

Për të bërë këtë punë, është e nevojshme të merret licenca, pasi më parë të keni frekuentuar një shkollë fluturimi. Më vonë, mund të drejtoni avionë dhe helikopterë privatë. Rroga mesatare (në SHBA): 76.000 euro.

4. Shërbime funerale

Vështirë që do të buzëqeshni në një punë të tillë. Por në fund të muajit, kur paratë që do të fusni në xhep, do ju gëzojnë: flitet për një rrogë mesatare prej 76.000 euro në vit.

5. Komandant anije

Kush e adhuron detin, është mirë që të përfitojë. Për të drejtuar tragete dhe rimorkiatorë, mjafton një diplomë instruktimi të shkallës së dytë – duhet të kaloni një kurs profesional pas shkollës – dhe rroga amerikane shkon rreth 75.000 euro në vit.

6. Instalues dhe riparues i ashensorëve

Mjafton një diplomë e një shkolle profesionale, pasi është shumë e kërkuar: kështu, çdo kush mund të bëhet një instalues ashensorësh. Paga mesatare për kolegët amerikanë është 70.000 euro në vit.

7. Operator i impianteve elektrike

Me një rrogë mesatarisht 64.000 euro në vit, është një profesion vërtet shumë i kërkuar në Amerikë.

8. IT ose zhvillues web-i

Nuk është një profesion që mungon në Europë. Por në Amerikë, ata që realizojnë sajte interneti, fitojnë 63.000 euro në vit, mjafton të keni marrë një diplomë që ju certifikon.

9. Drejtor ferme

Tashmë bujqësia dhe blegtoria është në plan të parë në SHBA dhe ata që kujdesen për një aktivitet të tillë, nuk marrin pak, rreth 562 mijë euro në vit.

10. Instaluesi dhe riparuesi i linjave elektrike

Një punë teknike, e paguar mirë, për të cilën mjafton një diplomë. Bëhet fjalë për rreth 59.000 euro në vit (në SHBA). shkruan "Shqip"