Transmetuar më 24-03-2017, 11:34

Është liruar nga burgu ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak. Gjykata e këtij shteti ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj tij për konspiracion në vrasjen e protestuesve gjatë trazirave të vitit 2011. Po ashtu, edhe akuzat për korrupsion, kjo gjykatë i rrëzoi. Mubarak, i cili urdhëroi vrasjen e qindra protestuesve demokratik në pranverën e vitit 2011, fillimisht u dënua me burgim të përjetshëm, por apelet e njëpasnjëshme e sollën deri këtu ish udhëheqësin i cili për tri dekada ka rrënuar ekonominë e vendit. Mubarak, u bë president në vitin 1981 pas vrasjes së Anwar Sadat.