Transmetuar më 24-03-2017, 10:35

Mediat italiane kanë publikuar rastin e një shqiptari i cili drejtonte një rrjet prostitucioni nga burgu i Frosinones në Itali. Tronditës është fakti se pjesë e këtij rrjeti prostitucioni ishin motra dhe e dashura e shqiptartit. Sipas mediave italiane, shqiptari jepte porositë nga burgu nëpërmjet një aparati celular, teksa jepte urdhra në kohë reale nëpërmjet telefonit, se si prostitutat të menaxhonin klientët dhe pagesën që do u kërkonin atyre.

Shqiptari, falë bashkëpunimit të Rinaldo Neçia-s, njërit prej oficerëve të burgut arriti të siguronte një telefon të kohëve të fundit, me të cilin arriti të menaxhonte aktivitetin e prostitucionit.

Hetimet për këtë rast po vijojnë pasi ende nuk dihet sesi një person i arrestuar për krime që lidhen me prostitucionin mund të vijojë të drejtojë të njëjtën aktivitet nga burgu.