Transmetuar më 24-03-2017, 10:14

Ka trupin e një burri, por arriti të sjellë në jetë vajzën e tij. Chris Rehs-Dupin 33 vjeç, nga Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një transeksual i lindur vajzë, por që gjatë jetës u transformua në mashkull.

Nëse në pamjen e jashtme është komplet si mashkull, Chris nuk e ka hequr ende mitrën dhe kjo gjë bëri të mundur që ai dhe gruaja e tij të bëhen me fëmijë.

Që nga mosha 20- vjeçare siç raporton DailyMail, Chris takoi të shoqen, dhe pasi u dashuruan provuan për pesë vite të bëheshin me fëmijë, por ajo nuk arriti të ngelej shtatzënë, kështu që ai bëri përpara.

“Ishim me fat që kishim dy mitra. Pas shumë shqetësimesh vendosëm që ta provonte Chris”, thotë Amy, shkruan noa.al.

Chris qysh i vogël e ka refuzuar trupin si femër, por vendosi që t’i rikthehet sërish për të mirën e familjes. Kështu në dhjetor të vitit 2014 ai solli në jetë Hayden e cila tashmë është 3 vjeçe dhe gëzon shëndet të plotë, por vitin e kaluar pas një sërë tentativash për farëzim artificial edhe Amy mbeti shtatzënë nga një dhurues anonom dhe solli në jetë të voglin Milo. Tashmë që të katër janë një familje shumë e lumtur./a.y/noa.al