Transmetuar më 24-03-2017, 10:03

Luhet sot në orën 20:45 ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë. Më shumë sesa për fitoren e ekipit kuqezi, rëndësia e këtij takimi bëhet edhe më e veçantë po të kemi parasysh tifozët e shumtë shqiptarë të cilët mbështesin Italinë në kompeticione europiane dhe botërore. Por, gjithsesi, në rastin e sotëm, zemra e çdo shqiptari rreh për ekipin kuq e zi. Ndeshja luhet në stadiumin e Palermos, por kjo nuk e ka penguar aspak tifozerinë shqiptare për të qenë pjesë e një prej përballjeve më të rëndësishme. Interesimi ka qenë si kurrë më parë dhe duket sikur përballja do të luhet në një prej stadiumeve shqiptare. strategu Xhani De Biazi, ende nuk e ka bërë publik formacionin, por një gjë është e sigurtë, që Shqipëria nuk do të luajë në mbrojtje, ashtu siç rëndomë mund të ndodhë në një ndeshje të këtij niveli./k.k/noa.al/