Transmetuar më 24-03-2017, 10:01

Nëse Giani De Biasi dhe lojtarët e kombëtares e shohin veten si inferiorë, dy tifozet e zjarrta kuqezi, Rike Roçi dhe Irid Oksa, pasi ndezën Europianin, tashmë shihen nga të gjithë si një mrekulli shqiptare për t’u vëzhguar.

Edhe pse nuk do të jetë në stadium, Irid Oksa, e dashura e futbollistit të Torinos, Akuahka ka bërë një premtim të veçantë dhe provokues.

Ajo thotë për “Sport Ekspres” se, “Për fat të keq nuk do të jem në shkallët e stadiumit për të ndjekur takimin pasi më duhet të jem në Belgjikë për një set fotografik. Besoj se ne do ta fitojmë këtë takim dhe shoqet e mia italiane do më paguajnë kafet dhe diçka më shumë. Nëse Shqipëria fiton sot, unë do të zhvishem komplet. Fundja vetëm pak pjesë kanë mbetur pa u parë”.