Transmetuar më 24-03-2017, 09:15

Përmet, 24 mars 2017, NOA.al- Një grua në Këlcyrë ka përjetuar momente frike dhe paniku, pasi katër persona i kanë hyrë në banesë për ta vjedhur.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, e enjte, Ervin Kano, 26 vjeç, Ilmi Çaça, 19 vjeç, Besjon Liçaj, 24 vjeç dhe Anest Meshini, 19 vjeç, banues në fshatin Limar, Këlcyrë, në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë tentuar të vidhnin banesën e shtetases T.K., banuese në fshatin Limar.

Por ata janë pikasur nga e zonja e shtëpisë duke u larguar me shpejtësi pa marrë asgjë. E zonja e shtëpisë bëri denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e të dyshuarve.

Gjithashtu gjatë kontrollit në stanin e Ervin Kanos u gjet një armë zjarri, model 63, si dhe një krehër me një fishek.

Ndaj të dyshuarve vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Përmetit për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./a.y/noa.al