Transmetuar më 24-03-2017, 08:29

Tiranë, 24 mars 2017, NOA.al- Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri janë thirrur sot për t’u pyetur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ata do të japin deklarime lidhur me hetimet ndaj Emiljano Shullazi, i cili akuzohet për kërcënimin e rektorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, në prill të vitit 2016, në periudhën e zgjedhjeve në universitete.

Tahiri do të merret në pyetje, pak kohë pas deklarimeve të dhëna nga drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj..

Edhe ministrja Nikolla, do të pyetet lidhur me kërcënimin e Konit dhe Kules dhe mbi çka ajo ka dijeni.

Emiljano Shullazi u arrestua në mes të prillit të vitit 2017, pasi ish-kryeministri Sali Berisha publikoi kërcënimin që u ishte bërë rektorëve. Gjithashtu Shullazi dhe të dyshuarit si bashkëpunëtorët e tij, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, akuzohen edhe për gjobëvënie ndaj biznesmenëve./a.y/noa.al