Transmetuar më 24-03-2017, 07:27

Ish- deputeti rus Denis Voronenkov u ekzekutua në pritë pranë një hoteli në qendër të Kievit. Voronenkov që nga muaji dhjetor ishte larguar nga Rusia për të shkuar në Ukrainë, pasi u akuzua për korrupsion nga autoritetet e Moskës.

Pas transferimit në Kiev ai kishte kritikuar hapur autoritetet ruse, kishte denoncuar në procesin kundër presidentit Yanukovich dhe donte të denonconte manipulimin e zgjedhjeve, si ato presidenciale, parlamentare e bashkiake, duke akuzuar shërbimet sekretet të sigurisë se kishin marrë kontrollin e Dumës.

Gjithashtu ai e kishte krahasuar Presidentin rus Vladimir Putin me Gjermaninë naziste, ndërsa situatën në vendin e tij e kishte etiketuar si “çmenduri pseudopatriotike”.

Vrasësi i dyshuar i ish- deputetit, i plagosur, vdiq në spital.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Artiom Shevchenko, tha pas ngjarjes që tronditi vendin mesditën e së enjtes, ndodhet Rusia./a.y/noa.al