Transmetuar më 23-03-2017, 22:47

Shkon në pesë numri i personave që humbën jetën në kryeqytetin anglez, të Londrës si pasojë e sulmit terrorist të ditës së djeshme, ku njëri nga të plagosurit nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Një person pak pas mesditës së djeshme, përplasi me makinë një grup personash që ndodheshin para Parlamentit të Londrës, dhe më pas theri me thikë një polic në oborrin e Ëestminster.

Por sulmi i tij u ndërpre nga policia e cila e ekzekutoi duke e qëlluar me armë.

I ashtuquajturi Shteti Islamik, ISIS ka marrë përsipër sulmin e ndodhur ku përveç viktimave la edhe mbi 40 të tjerë të plagosur. 

ISIS mori përgjegjësinë e sulmit përmes  një mesazhi të publikuar në agjencinë e tyre të lajmeve Amaq, ku e quan autorin e sulmit “një ushtar të tijin”./a.k/noa.al/