Transmetuar më 23-03-2017, 22:33

Në pamje të parë duket si lodër fëmijësh por që parashikohet të jetë një nga mjetet më të përdorshme nëpër botë.

Ky mjet është konceptuar si një biçikletë me 4 rrota dhe që shërben për transportin e një personi brenda qytetit pa harxhuar energji.

Me këtë mjet të ri të së ardhmes nuk do shqetësoheni më as për parking, si dhe mund ta përdorni edhe në kohë shiu.

Ky mjet ka një bateri që mund të ndihmojë në ecje deri në 60 kilometra dhe mund të arrijë deri në 25 km/orë.

Ajo është projektuar nga inxhinieri suedez, Mikael Kjellman.