Transmetuar më 23-03-2017, 21:43

Portieri Etrit Berisha do të jetë mungesa më e rëndësishme për Shqipërinë kundër sfidës me Italinë.

Trajneri Gianni de Biasi ka lënë ende në dilemë se kush do të luajë titullar në portë në këtë sfidë të rëndësishme për kuqezinjtë.

Thomas Strakosha dhe Alban Hoxha po kalojnë formë të mirë në skuadrat respektove ku i pari angazhohet te Lazio në Itali, ndërsa tjetri te Partizani.

“Strakosha apo Hoxha titullarë? Këtë do ta mendoj më vonë”, ka deklaruar De Biasi.