Transmetuar më 23-03-2017, 19:45

Një nga viktimat e atentatit terrorist në Londër, ishte një grua 43-vjeçare, nënë e dy fëmijëve Aysha dhe Frade.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se nëna 43-vjeçare mbeti e vrarë ndërsa po shkonte të merrte fëmijët në shkollë.

Ajo ishte mësuese e gjuhës spanjolle në një shkollë pranë vendit ku ndodhi sulmi.

ISIS mori përgjegjësinë e sulmit përmes  një mesazhi të publikuar në agjencinë e tyre të lajmeve Amaq, ku e quan autorin e sulmit “një ushtar të tijin”./a.k/noa.al/