Transmetuar më 23-03-2017, 18:08

Berat, 23 mars 2017, NOA.al- Policia e Beratit del me deklaratë lidhur me magazinën ku u gjet mbi 1 ton kanabis sativa.

Për shkak se hetimet janë në vijimësi, informacioni është i kufizuar, ndërkohë që thuhet se operacioni është kryer Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Mbi bazë të një pune hetimore kanë konstatuar në një magazinë në fshatin Lapan, Skrapar një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa si dhe mbetje të kësaj lënde.

Ndërkohë që flitet për 1.2 ton kanabis sativa, blutë e Beratit nuk saktësojnë as sasinë e zbuluar brenda magazinës, ku më konkretisht thuhet se, “Më datë 23.03.2017, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, mbi bazë të një pune hetimore kanë konstatuar në një magazinë në fshatin Lapan, Skrapar një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva si dhe mbetje të kësaj lënde. Vijojnë veprimet për dokumentimin e plot të kësaj ngjarje”.

Ndërkohë mësohet se objekti shërbente për tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike, e cila mendohet se prej andej do trafikohej.

Hetimet janë ende në vijim, me synim zbulimin e personave të përfshirë në aktivitetin krimina, ndërsa disa të dyshuar janë shpallur në kërkim./a.y/noa.al