Transmetuar më 23-03-2017, 17:06

Kei dhe Vivi u futën çift në Big Brother, duke e parë si një mundësi të dytë këtë takim në shtëpi për lidhjen e tyre, e cila pësoi një ftohje vite më parë. Megjithatë duket se situatat nuk kanë shkuar si duhet për këtë çift.

Kei është paraqitur deri tani mjaft aktive, ndërsa krejt e kundërta ka ndodhur me Vivin. Për këtë, Kei ka tentuar të flasë disa herë me Vivin, por nuk është se ka marrë ndonjë përgjigje nga ana e saj, shkruan faqja e ‘Bb’. Ditën e sotme, Kei u shpreh teksa ishte së bashku me Fiorentinën se Vivi nuk është mirë.

Fiorentina: Ku është Vivi?

Kei: Është në gjumë sot. Tha që është e lodhur dhe donte të pushonte. Por edhe ne nga dy orë gjysmë po bëjnë, nuk është se po flemë më shumë.

“Është urdhër nga ‘Vëllai i Madh’ që nuk duhet ta mërzisësh princeshën”, ndërhyn Ademi.