Transmetuar më 23-03-2017, 16:46

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Slloveni. Një person vrau gjyshen 80- vjeçare, vëllanë 31 vjeç, ku pasi i theri, u dogji kokat dhe u vetëdenoncua në polici.

Krimi tronditës ndodhi në fshatin e Lukovec, të komunës së Komen.

Autori i dyshuar është Marko Abram,  35 vjeç, i cili të hënën mbrëma vrau dy familjarët e tij, ndërsa motivi i krimit nuk dihet ende, shkruan noa.al.

Avokati i Abram, Gorazd Gabri, duke folur të mërkurën në dalje të gjykatës ku u dha masa e sigurisë, tha se klienti i tij pranoi fajësinë, por se duhet pritur ekspertiza psikiatrike për të pasur një vlerësim më të qartë./a.y/noa.al