Transmetuar më 23-03-2017, 16:30

Një studim anglez tregon mënyrën se si femrat dhe meshkujt shfryjnë stresin. Ndërsa femra sulet drejt ushqimit, mashkulli preferon seksin. Është ky rezultati i një studimi të zhvilluar nga University College i Londrës, ku u zbulua se seksi arrin që t’i largojë meshkujt nga mendimet negative, ndërkohë që femrat për këtë gjë përdorin ushqimin.

“Endorfina që çlirohet gjatë kohës që bëhet seks krijon ndjesinë e kënaqësisë dhe mund të funksionojë si ilaç dhe kjo gjë është mënyra se si meshkujt shfryjnë stresin”, shpjegon John Barry, njëri nga autorët e studimit.

Studimi nënvizon më tej se ushqimet me yndyrë dhe të ëmbla ndikojnë tek kortizoli, hormoni i stresit, duke ulur nivelin e ankthit dhe kjo gjë praktikohet nga femrat. Por studimi nuk jep shpjegim se pse meshkujt dhe femrat janë të ndryshëm në këtë drejtim. Studiuesit pyetën 115 meshkuj dhe 250 femra se cila ishte strategjia e tyre për të shfryrë stresi, duke arritur në këto përfundime./a.y/noa.al