Transmetuar më 23-03-2017, 16:18

Berat, 23 mars 2017, NOA.al- Një sasi prej 1 ton lëndë narkotike kanabis sativa është zbuluar në Berat.

Në bazë të hetimeve të nisura prej disa kohësh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, rreth mesditës së sotme në fshatin Lapan të Beratit është zbuluar magazina e mbushur me lëndë narkotike. 

Objekti shërbente për tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike, e cila mendohet se prej andej do trafikohej.

Hetimet janë ende në vijim, me synim zbulimin e personave të përfshirë në aktivitetin krimina, ndërsa disa persona janë shpallur në kërkim./a.y/noa.al

Foto arkiv