Transmetuar më 23-03-2017, 16:09

Prezantuesja Roza Lati, pak më shumë se një muaj më parë mori një vendim të guximshëm, për të rritur përmasat e gjoksit.

Ndërsa ju nënshtrua një ndërhyrje për të pasur një dekolte më të bëshme, të cilën e komentoi si mjaft të dhimbshme, Roza tashmë duket e kënaqur me rezultatin.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet teksa ngre bluzen dhe tregon gjokset. Ajo duket se ka arritur synimin dhe tashmë nuk i ngelet tjetër veçse të shijojë rezultatin./a.y/noa.al