Transmetuar më 23-03-2017, 15:05

Tiranë, 23 mars 2017, NOA.al- Edhe nesër, vendi ynë do të mbetet nën dominimin e masave ajrore duke bere që moti i kthjellët të jetë prezent në të gjithë territorin shqiptar. Me përjashtim të zonave malore të cilat do të kenë herë pas here vranësira të lehta e kalimtare. Po ashtu, pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa në zonat malore veriore-verilindore vranësirat do të jenë më të dendura.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish një tjetër rritje duke e bërë ditën e premte ditën më të ngrohtë të javës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor duke bërë që ne det të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Vendet e Europës Qendrore si edhe Britania e Madhe do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur. Gjithashtu, vranësira dhe shira do të ketë në rajonin e Balltikut dhe Europën lindore por shirat do të jenë në sasi më të pakta. Për sa i përket pjesës më të madhe të Europës do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominuese./a.y/noa.al