Transmetuar më 23-03-2017, 14:45

Një person i cili ndodhej nën drejtimin e një makine me targa franceze tentoi të përplasë një grup njerëzish që po ecnin në këmbë në një rrugë tregtare në Anversa të Belgjikës.

Gjithë ngjarja ndodhi paraditen e sotme, ku një person i veshur me kostum ushtarak lëshoi mjetin drejt turmës, por fatmirësisht u bllokua dhe arrestua nga policia. Nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë policia bën me dije se në makinë u gjetën edhe armë, ndërsa aktualisht vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. Kjo ngjarje vjen pas asaj të pasdites së djeshme në Londër, ku një person përplasi një grup njerëzish para Parlamentit anglez dhe theri me thikë një persona, ndërsa më pas u vra nga policia. Nga sulmi terrorist i ndodhur në Angli 4 persona gjetën vdekjen dhe rreth 40 të tjerë u plagosën./a.y/noa.al