Transmetuar më 23-03-2017, 14:38

Mbetjet e një motoskafi janë kapur nga rrjetat e peshkatarëve midis Karaburunit dhe ishullit të Sazanit. Policia konstatoi se mjeti lundrues, që dyshohet se është mbytur, kishte të dhëna italiane.

Guardia di Finanza i ka konfirmuar policisë së kufirit në Vlorës se në bazë të këtyre të dhënave bëhet fjalë për një skaf italian.

Dyshohet se ai mund të jetë pronë e një shtetasi italian, i cili u shpëtua para disa ditëve në det të hapur, kurse skafi u mbyt.