Transmetuar më 23-03-2017, 13:47

I ashtuquajturi Shteti Islamik, ISIS ka marrë përsipër sulmin e ndodhur ditën e djeshme pranë Parlamentit britanik, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe mbi 40 të tjerë të plagosur. 

ISIS mori përgjegjësinë e sulmit përmes  një mesazhi të publikuar në agjencinë e tyre të lajmeve Amaq, ku e quan autorin e sulmit “një ushtar të tijin”. 

Në deklaratën e marrjes së përgjegjësisë për aktin makabër, që goditi zemrën e Londrës, ekstremistët lëvdojnë aktin dhe kërcënojnë me sulme të tjera. 

Identiteti i autorit të sulmit ende nuk është bërë publik, por kryeministrja Theresa May deklaroi para deputetëve britanikë se ainuk ishte në listën e personave nën mbikëqyrjen e shërbimeve inteligjente. 

Kjo sipas mediave britanike, vërteton evoluimin e terroristëve dhe mundësinë se të tjerë persona si autori i sulmit në fjalë kanë mundur të infiltrohen në Perëndim./b.l/noa.al/