Transmetuar më 23-03-2017, 12:02

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për viktimat e sulmit të një dite më parë në Londër. Përmes rrjetit social Facebook, Basha shpreh gatishmërinë e partisë që ai drejton se është dhe do të jetë krah Mbretërisë së Bashkuar.

"Jam i tronditur nga sulmi terrorist në Londër  dhe ndjej dhimbje të thellë për jetët e humbura e të lënduara. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe mbështetje popullit e udhëheqësve të Mbretërisë së Bashkuar.  

Partia Demokratike si sot në opozitë edhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë aleate besnike dhe e palëkundur e Mbretërisë së Bashkuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe për triumfin e paqes dhe lirisë në botë.", shkruan Basha në profilin e tij në Facebook. Lideri i opoiztës ndodhet në Shetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të ketë takime me kongresmenë dhe senatorë.k/k/noa.al/