Transmetuar më 23-03-2017, 11:45

Tiranë, 23 mars 2017, NOA.al- Vihet në pranga vjehrri i njërit prej të dyshuarve për plagosjen e së hënës mbrëma në zonën e Kinostudios në kryeqytet.

Koço Kolvani, 58 vjeç, banues në Tiranë, u vu në pranga ditën e djeshme, në vijim të hetimeve për ngjarjen ku u plagos Eduart Duka dhe pas kontrolleve për kapjen e dy autorëve të dyshuar për ngjarjen.

Gjatë kontrollit të magazinave në pronësi të Kolvanit, vjehrri i njërit nga autorëve të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy automatikë model 56, dy krehër automatiku dhe 55 fishekë model 56.

Ndaj Kolvanit vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë Duka ka sqaruar, se sherri me grushte e shqelma kishte nisur pasi ishin kapur me fjalë, ndërsa njëri prej tyre e kishte sharë edhe nga gruaja./a.y/noa.al

Atentati në Kinostudio, i plagosuri tregon sherrin: Në kafe më shanë nga gruaja

Identifikohen autorët e dyshuar të atentatit në Kinostudio, shpallen në kërkim

Atentati në Kinostudio, një muaj më parë i plagosuri u përfshi në një sherr

Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën